Qeverisja në Prizren nuk ka treguar nivelin që kanë pritur qytetarët
Kryetari i ri i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, Shaqir Totaj, e ka vlerësuar të suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor në këtë parti.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky proces e ka fuqizuar këtë subjekt politik.
Sipas Totajt, zgjedhjet e brendshme kanë ndikuar që të bëhet një ripërtëritje e resurseve në degët dhe strukturat e tjera të PDK-së.
Ai është shprehur i bindur se rezultati i zgjedhjeve të reja nacionale do të jetë në favor të PDK-së.
Ai e ka kritikuar qeverisjen lokale në Prizren, duke thënë se ajo është një shembull tipik i keqpërdorimit të besimit të dhënë nga qytetarët.
Totaj ka thënë se qeverisja komunale në Prizren as përafërsisht nuk është treguar në nivel të pritjeve të qytetarëve.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re)