Qeveritarët e LV-së tiketat e trafikut i paguajnë me para të ministrive
17 prill 2020
| 07:57
Avokati Besnik Berisha, mbrëmë në televizionin T7, ka thënë se qeveritarët e Lëvizjes Vetëvendosje paguajnë tiketa të trafikut me para të ministrive. Për këtë konstatim ai tha se ka informacione të sigurta. “Qeveritarët e LV-së po i paguajnë edhe tiketat e trafikut me para të ministrive. Kur të duan ua demonstroj këtë”, ka thënë ai.
Berisha ka pasur një debat të ashpër me aktivistin Rron Gjinovci në këtë emision, i cili më pas e akuzoi atë për “fshehje të fakteve”.