Qielli i kuq, Indonezia i ngjan planetit Mars
23 shtator 2019
| 18:24
Nuk është marsi por Indonezia. Qielli mbi rajonin e Xhambit u bë i kuq gjatë fundjavës si pasojë e përhapjes së zjarreve në pyje, të cilat janë ngritur në shtresat e larta të atmosferës.
Banorët nuk u shqetësuan vetëm nga ngjyra por raportuan gjithashtu djegie të fytit dhe syve.
Ekspertët e cituar nga mediat lokale thanë se fenomeni i quajtur “shpërndarja e dritës” ishte shkaktuar nga lëvizja e perdes së tymit larg zonave të nxehta dhe lidhej me disa lloje grimcash të pranishme tek tymi.
/A2CNN