Qielli në flakë ndërmjet Kanadasë dhe ShBA-së (Foto)

23 gusht 2018 | 16:50

Tymi nga zjarri që po mbush qiellin në qytetet perëndimore të ShBA-së dhe Kanadasë ka kaluar çdo pritshmëri dhe ka detyruar ekspertët që t’ju bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa urgjente.

“Ka një sezon të tymit, dhe ndoshta do të jetë më i shpeshtë dhe më i gjatë se vitet e kaluara”, ka thënë meteorologu Armel Castellan në Kanada.

Vatrat e shumta të zjarreve që kanë pushtuar pyjet dhe malet e British Columbia në Kanada dhe Uashington, Oregon dhe Kaliforni në ShBA kanë krijuar shtëllunga tymi voluminoze, që tani ndotin qiellin mbi qytete të Paqësorit veri-perëndimor si Seattle, Portland dhe Vancouver, kanë thënë ekspertët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Arturo Vidal foli per “Mundo Deportivo” rreth ambicieve të…