Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

22 shkurt 2025 | 16:19

Mes kushteve të vështira spitalore, mungesës së barnave dhe ikjes së mjekëve, një çështje që prej kohësh dominon diskutimet rreth sistemit të kujdesit shëndetësor të Kosovës, është edhe funksionalizimi i vonuar i repartit për IVF, apo fertilizim të asistuar mjekësor.

Nëntorin e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se reparti brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të funksionalizohet në mes të dhjetorit.

Por, atëkohë, pacientët e interesuar për IVF kanë nisur të caktojnë vetëm terminë për konsulta dhe kontrolle, në lidhje me procedurën – aplikim të saj në çifte nuk ka pasur.

Tashmë në pjesën e dytë të muajit shkurt, 2025, autoritetet shëndetësore thonë se zbatimi në praktikë i IVF-së do të nisë “së shpejti”, por nuk specifikojnë ndonjë datë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se, “gjatë muajit mars, pritet të fillojë stimulimi i vezoreve te rastet e para, dhe në fazën tjetër do të nisin procedurat e para të IVF-së”.

Zotim të ngjashëm për REL-in bënë edhe zyrtarë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës – SHSKUK, i cili mbikëqyr QKUK-në.

Çka është IVF-ja?

Fertilizimi i asistuar, i njohur si IVF, është një procedurë mjekësore përmes së cilës një grua mund të mbetet shtatzënë, nëse një gjë të tillë nuk mund ta arrijë në mënyrë natyrale.

Për IVF duhen qelizat riprodhuese – qelizat vezë dhe spermatozoidet – dhe embrionet, të cilat ruhen në banka të qelizave riprodhuese.

Të martën e 18 shkurtit, REL-i u informua nga burimet e veta në QKUK se barnat dhe materialet shpenzuese për IVF, nuk janë siguruar ende në repartin e QKUK-së.

Merret vesh se tenderi për zgjedhjen e ofertuesit është hapur, por nuk dihet se deri ku ka arritur procedura.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku ndodhet reparti i IVF-së, thonë se në dy muajt e fundit janë bërë konsultime të shumta me çiftet që duan të bëhen prindër përmes IVF-së.

REL-i pa se lista e pritjes për konsultime të tilla ka shkuar në rreth 1.000 raste dhe se disa prej tyre duhet të presin përtej muajit të katërt të vitit.

“Jam duke pritur me padurim, sepse nuk i kemi kushtet të provojmë në institucione private”, i tha Radios Evropa e Lirë Valoni, i cili bashkë me bashkëshorten kanë termin për konsultime në prill.

“Kjo do të jetë një mundësi ideale”, tha çifti, i cili ka tetë vjet martesë dhe nuk ka fëmijë.

Punonjësit në Gjinekologji thonë se për shkak të interesimit të lartë, kjo klinikë ka shtuar ditët e pranimit të kërkesave për kontrolle dhe konsultime – nga tri sa ishte më herët në pesë.

Shefi i repartit të IVF-së, Leandrit Bejtullahu, shpreh bindjen se punët janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

Shkrimi i plotë në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/qindra-cifte-ne-liste-te-pritjes-per-ivf-ne-qkuk/33320221.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Atlas ka njoftuar se sipas të dhënave të Ministrisë…