Qindra dëshmitare nga Serbia do të dëshmojnë kundër UÇK-së
Mediat serbe janë duke publikuar artikuj ku tregojnë se si shteti serb ka përgatitur shumë dëshmitarë kundër udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.
Kjo tregon qartë se sa ka pasur dorë shteti serb në përgatitjen dhe kurdisje e ‘dëshmive’ kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa drejtësia ndërkombëtare i ka marrë të gatshme nga Serbia. Në vazhdim një artikull nga portali serb që funskionon në veri të Kosovës www.kosovo-online.com, i cili është portal i dirigjuar nga Beogradi zyrtar.
https://www.rtklive.com/sq/gallery/news_hidden_inside/476348/k_online.jpg
Serbia ka siguruar dëshmitarë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së Prokuroria Serbe e Krimeve të Luftës ka kontribuar në ngritjen e akuzave të Prokurorisë së Specializuar të Kosovës (PSK) kundër anëtarëve të UÇK-së përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes teknike, kryesisht në sigurimin e dëshmitarëve, raporton Tanjug.
Zyra e Prokurorit të krimeve të luftës me qendër në Beograd ka lejuar hetuesit e PSK-së të intervistojnë në Serbi qindra dëshmitarë të krimeve , i tha Tanjugut zëvendësprokurori në pension i krimeve të luftës Dragoljub Stankoviq, i cili ishte drejtpërdrejt i ngarkuar për bashkëpunimin teknik me zyrën e PSK-së.
“Detyra ime ishte të gjeja dëshmitarë, t’i inkurajoja dhe t’i bindja të jepnin një deklaratë për PSK-në. Unë nuk kam marrë pjesë në intervista dhe nuk e di se cili nga personat e marrë në pyetje është pyetur si dëshmitar ose si viktimë në procedurë” specifikoi Stankoviq. Ai i ka inkurajuar dëshmitarët të flasin duke theksuar se hetimi i PSK-së është i mirë për Serbinë sepse tërheq vëmendjen ndaj viktimave serbe dhe joshqiptarëve të tjerë dhe se ata mund të përfundojnë çështje të pazgjidhura nga Gjykata e Hagës. Përveç kësaj, në atë mënyrë, shumë raste të personave të zhdukur do të zgjidheshin, shtoi Stankoviq. Sipas ish-prokurorit, kur bëhet fjalë për dokumentacionin e marrë nga Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi, ai nuk iu dorëzua hetuesve të Hagës, por iu drejtua “krijuesve të dokumenteve dhe pronarëve të informacionit”.
Krahasuar me mundësitë e Prokurorisë Serbe për të hetuar krimet në Kosovë, si dhe në Shqipërinë e Veriut, Stankoviq kujtoi se PSK kryesisht kishte mbështetje ndërkombëtare, po ashtu edhe burimet që “prokuroria jonë nuk i kishte, dhe mbi të gjitha qasjen e drejtpërdrejtë në terren dhe vendet ku ndodhën krimet”.
“Prokuroria jonë është e kufizuar në atë drejtim,” përfundoi ish-prokurori, tani një avokat i cili u emërua në listën e avokatëve dhe të autorizuarve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.