Qindra emigrantë arrijnë kufirin me ShBA-në
14 nëntor 2018
| 16:38
Qindra emigrantë nga Amerika Qendrore, që udhëtuan përmes Meksikës për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara, kanë arritur në qytetin kufitar Tijuana.
Një grup prej 400 vetash është shkëputur nga një karvan prej 5 000 njerëzish në Meksiko Siti.
Grupe më të mëdha pritet të arrijnë në kufi në ditët e ardhshme.
Emigrantët që kanë thënë se kanë ikur nga dhuna dhe varfëria në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador, e kanë bërë pjesën më të madhe të rrugës në këmbë.
Karvani është nisur qysh më 13 tetor nga qyteti San Pedro Sula në Honduras.
Autoritetet amerikane kanë dërguar ushtrinë në kufirin ShBA-Meksikë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar këtë karvan emigrantësh si “pushtim”.