Qindra italianë qëndrojnë në radhë për bukë në Milano
21 mars 2021
| 23:50
Pandemia shton numrin e personave që marrin ndihma ushqimore.
Qindra italianë qëndrojnë në radhë në Milano për të marrë ndihma ushqimore, bukë dhe ushqime të tjera jetike. Numri i tyre është shtuar në veçanti gjatë këtyre ditëve, kur po ndjehet gjithnjë e më shumë efekti i krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit që ka goditur vendin ashtu si gjithë botën.
Radhët arrijnë në disa dhjetëra metra dhe të kujtojnë ato të viteve ’30 në shumë vende evropiane të prekura nga kriza financiare mes dy luftërave botërore.
Qendrat e ndihmave ushqimore janë ngritur nga autoritetet e rajonit të Lombardisë, me kontributin edhe të donatorëve të ndryshëm dhe të vullnetarëve që merren me shpërndarjen./ TvKlan.al