Qindra kosovarë që jetuan në Itali u kthyen në një fshat në Kosovë
Një dyndje e mërgimtarëve ishte vërejtur javët e fundit kur coronavirusi mori hov nëpër Evropë. Kosovarët që jetojnë në shtete evropiane, mjaft shumë në numër u nisën për në vendin e tyre.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe qindra kosovarë që jetojnë në Itali, të cilët u frikësuan nga trendi i madh i koronavirusit në këtë shtet, transmeton Reporteri.
E vetëm në një fshat të Kosovës, mësohet se kenë ardhur qindra të tillë. Indekslonline raporton se në Restelicë të Dragashit kanë ardhur mjaft shumë diasporë kohën e fundit.
Sic raporton kjo gazetë, të ardhur nga Italia ka pasur edhe në javën e fundit. Këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.
“Diaspora e Restelicës jetojnë kryesisht në Itali. Shumë familje janë kthyer, por që ne kemi marrë masat e nevojshme. Kemi nisur shërbimin emergjent, janë kontrolluar shumica e të kthyerve dhe se deri më tani nuk ka asnjë person me simptoma të koronavirusit” ka thënë Shabani.
Ndryshe, shumica e të prekurve me koronavirus në Kosovë janë persona që kanë ardhur nga Italia dhe të afër të tyre.