Qindra mjekë kërkojnë dorëheqjen e Shtabit të Krizës në Serbi

21 korrik 2020 | 13:21

Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi, të mbledhur rreth nismës “Të bashkuar kundër COVID-19”, i shkroi letër të hapur Qeverisë së Serbisë, për t’u distancuar nga Shtabi i Krizës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se Serbia ndodhet në një “katastrofë shëndetësore publike”.

Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen “Të bashkuar kundër Covid-19”, mjekët që nënshkruan letrën, kërkuan që të formohet një shtab i ri i krizës, të hetohen pretendimet për fshehjen e të dhënave, si dhe të ndalohen frikësimet dhe politizimet që “cenojnë dinjitetin personal të punonjësve shëndetësorë”.

“Lehtësimi i plotë i masave anti-epidemike në periudhën parazgjedhore (mitingjet, ndeshjet, turnetë, festimet) ka çuar në humbjen e kontrollit mbi situatën epidemiologjike dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me motive profesionale’, thuhet në letrën e mjekëve.

Sipas tyre, “hutimi në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe të viktimave u shkaktua nga mospajtimi me pritjet statistikore dhe epidemiologjike, njohuritë nga puna e përditshme dhe deklaratat kontradiktore në publik”.

Mjekët thanë se “e gjithë kjo ka tronditur rëndë sistemin shëndetësor dhe ka minuar besimin e qytetarëve dhe të punonjësve në të”.

Për këtë arsye, thanë mjekët, ata duan që të distancohen nga Shtabi i Krizës për luftën kundër Covid-19.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/30739283.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sc. Salihe Salihu Botërisht është i njohur fakti që…