Qindra protestues në protestat anti-qeveritare në Beograd

29 dhjetor 2019 | 12:32

Rreth njëmijë persona janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të shtunën, në protestat që filluan për më shumë se një vit kundër qeverisë së Serbisë.

Kjo është protesta e 56-të e organizuar nën moton “Një në pesë milionë” kundër veprimeve të disa zyrtarëve qeveritarë dhe politikave të presidentit Aleksandër Vuçiq.

Protestuesit kanë vendosur pankarta pranë Radio Televizionit të Serbisë me thirrjet “Çka pra”, dhe kanë numëruar skandalet që përfshijnë zyrtarët e lartë publikë, raporton “Rel”.

Ata kanë përmendur disa raste duke përfshirë një fermë të quajtur Jovanjica në të cilën ishte kultivuar marihuana si dhe rastin e Oliver Ivanoviq, politikat opozitar në Kosovë i cili ishte vrarë më 2018.

Disa protesta të mëparshme kanë bërë thirrje edhe për lirinë e medieve. Protesta e radhës është planifikuar më 4 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona B pritet të jetë së shpejti skuadra e re…