Qindra suedezë shprehin interesim për të luftuar për Ukrainën
02 mars 2022
| 10:57
Ukraina po ndërton një brigadë ndërkombëtare të huajsh të gatshëm për të mbrojtur vendin.
Në foto shihet një ushtar ukrainas i cili nuk është pjesë e brigadës ndërkombëtare.
Foto: Efrem Lukatsky / AP / TT
Qindra suedezë thuhet se janë të interesuar të luftojnë për brigadën ndërkombëtare të Ukrainës. Këtë të enjte, vullnetarët e parë suedezë shkojnë në Ukrainë.
“Ata do të vendosen në një grup anglishtfolës dhe do të marrin pjesë në mbrojtje”, ka bërë me dije koordinatori suedez i grupit.