“Qindra të vdekur dhe kaos”, autoritetet britanike parashikojnë temperatura të frikshme javën që vjen

11 korrik 2022 | 18:18

Britania po përballet me një valë të nxehti rekord këtë javë, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar se të dielën temperaturat do të arrijnë në 43 gradë Celcius

Kjo do të tejkalonte me disa gradë rekordin e mëparshëm në këtë vend , të regjistruar në korrik të 2019 në Kopshtin Botanik të Kembrixhit, prej 38.7 gradë Celcius.

Situata pritet të jetë kaotike, ndërkohë që ditën e djeshme qytetarët janë dyndur masivisht në bregdet, kur temperaturat kanë qenë vetëm 29 gradë Celsius.

“Ka një ajër jashtëzakonisht të nxehtë që është zhvilluar në Spanjë dhe Francë, i cili po i drejtohet vendit tonë. Mund të jetë diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë. Ka shumë mundësi që rekordi të thyhet.

Kjo lloj nxehtësie nuk do të pritet mirë nga askush, përveç ndoshta nga personat të cilët merren me statistika. Do të jetë vapë e rrezikshme, ndërtesat dhe infrastruktura jonë nuk janë projektuar për ta përballuar atë. Ata që do të rrezikohen më shumë do të jenë të sëmurët dhe të moshuarit.

Do të ketë rreziqe ndaj priten edhe kufizime në hekurudhat. Njerëzit duhet të mendojnë nëse udhëtojnë. Do të ketë gjithashtu nivele të larta të rrezeve UV”, raportoi zyra metereologjike britanike.

Mbrëmë punëdhënësve iu kërkua të lejojnë fleksibilitet në oraret e punës, mes frikës se do të ketë një valë të të sëmurëve në ditët në vijim.

Ndërkohë, BobWard, Drejtor i Politikave dhe Komunikimit në Shkollën Ekonomike të Londrës, paralajmëroi se moti mund të shkaktojë “qindra” vdekje.

“Kjo periudhë e temperaturave të larta, e dimë nga përvojat e kaluara, fatkeqësisht do të çojë në qindra vdekje në të gjithë vendin”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nord Stream 1 nuk sjell më gaz në Gjermani, sepse…