Qindra të zhdukur pas rrëzimit të digës në Laos
24 korrik 2018
| 16:22
Qindra njerëz figurojnë të zhdukur dhe disa kanë vdekur pasi një digë, në ndërtim e sipër është rrëzuar në Laos, shtet në Azinë Juglindore.
Rënia e digës hidroelektrike në provincën Atapeu ka shkaktuar përmbytje të mëdha në gjashtë fshatra, ka bërë me dije agjencia e lajmeve “Lao”.
Sipas kësaj agjencie mbi 6 600 njerëz kanë mbetur pa shtëpi.
“Fatkeqësia ka marrë disa jetë njerëzish dhe ka lënë të zhdukur qindra”, ka shkruar agjencia “Lao”.
Arsyeja për rrëzimin e digës nuk është ende e qartë.
Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 2013 dhe ajo do të niste prodhimin e energjisë këtë vit.