Qiproja do të mbulojë shpenzimet e turistëve të prekur nga koronavirusi
28 maj 2020
| 14:38
Qiproja ka ofruar mbulimin e shpenzimeve të ushqimit, pijeve dhe barnave për turistët që do të mund të dalin pozitiv me koronavirus gjatë qëndrimit në këtë ishull të Mesdheut.
“Turistëve do t’u duhet që të mbulojnë vetëm shpenzimet e aeroportit dhe të fluturimit për kthim në bashkëpunim me agjentët e tyre ose kompaninë ajrore”, ka njoftuar Qeveria e Qipros këtë javë, shkruan “CNN”.
Po ashtu shpenzimet për bashkudhëtarët dhe anëtarët e familjeve të tyre do të mbulohen.
Të gjithë pasagjerët me të arritur në Qipro do t’iu nënshtrohen testeve për Covid-19.