Qiratë e larta i çojnë punonjësit në shtëpi 5 metra katrorë
Një fotograf ka kapur kushtet e “goshitelëve” ku jetojnë me mijëra studentë ose punonjës me pagë të ulët që nuk përballojnë dot qiranë e lartë të kryeqytetit industrial, Seulit.
Goshitelet janë shtëpi që ofrojnë kuzhina dhe banja të përbashkëta dhe që janë ndarë në shumë dhoma të vogla, më pak se 5 metra katrorë, ku banorët detyrohen të ngjeshën vetë bashkë me rrobat, pajisjet e gjërat e tjera që kanë në pronësi.
Këto dhoma u shfaqën për herë të parë në vitet 1970, kur u ndërtuan si një hotel i lirë për të pritur studentë që vinin për pak ditë, kur duhej të përgatiteshin për provime.
Por tani u jepen me qira njerëzve që kanë ardhur në qytet për të bërë punë me pagë të ulët dhe që nuk i përballojnë dot çmimet e shtëpive të kryeqytetit, Seul, të cilat sa vijnë e rriten për shkak të zhvillimit industrial. Këto dhoma kushtojnë nga 70 deri në 140 euro në muaj.