QIRINJTË E DYFYTYRËSISË!

10 maj 2023 | 14:09

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Krimi  pa adresë në Kosovë:  Kohë më parë ndodhën dy krime të tmerrshme në Serbi  me  ç’rast  një fëmijë 13 vjeçar vrau në një shkollë fillore në Beograd 5 nxënës dhe 3 të rritur kurse 48 orë më vonë një 21-vjeçar në Mlladenovc vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë. Në dy raste që nuk ndërlidhen me njëri – tjetrin humbën jetën njerëz dhe fëmijë të pafajshëm. Reagimi ishte i madh në Serbi ku keqpërdorej edhe politikisht, si nga pozita ashtu edhe nga opozita sikur që kishte përkrahje solidariteti me familjet e viktimave edhe nga shtetet dhe vendet tjera që duhet dhe është solidarizim nga pozitat njerëzore. Në Kosovë ishte një reagim i menjëhershëm duke ndezur qirinjë para Teatrit Kombëtar që, në një mënyrë është shndërruar në “Mur Vajtimi”, sikur ai në Jerusalem. Ndezja e qirinjve është shndërruar në një ritual ku reagohet sipas një automatizmi, jo gjithëherë i sinqertë, madje, më së paku i sinqertë për përfitime mediatike dhe materiale, pa asnjë dyshim. Ndezësit e qirinjve thuaja janë persona të njëjtë dhe aspak nuk është e vështirë të parashikohet kur dhe si do t’i ndezin qirinjtë. Në Kosovë afërsisht 2000 fëmijë janë ekzekutuar nga policët, paramilitarët dhe ushtarër e Serbisë apo e kanë humbur jetën shkaku i pamundësisë t’iu ofrohet kujdesi shëndetësor apo mungesë të ushqimit sikur edhe kushteve të rënda klimatike. Fëmijët shqiptarë janë ekzekutuar thuaja në të gjitha vrasjet në masë e që gjithmonë janë mohuar nga regjimi serb pjesë aktive e të cilit në kohën kur u masakruan këta fëmijë ishin edhe Aleksandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiq, midis shumë të tjerëve. Kur KMDLNj e pati bërë publike fotografinë e një foshnje të ekzekutuar të familjes Delijaj, regjimi i Serbisë që për shef të informimit e kishte Aleksandar Vuçiqin doli publikisht me deklaratë se shqiptarët e kanë veshur një kukull me rroba të foshnjes për ta paraqitur si vrasje të fëmijëve. Nuk kishte asgjë më çnjerëzore se kjo deklaratë e një personi që falsifikonte faturat e krimit siç e bënte Aleksandar Vuçiqi në atë kohë dhe siç e bënë edhe sot! As Serbia e as udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Serbisë  asnjëherë nuk i pranuan këto krime madje i mohuan edhe masakrat si ajo e Reçakut dhe të tjera. Disa prej këtyre masakrave ua veshën bombardimeve të NATO-s. Nëse gjatë luftës dhe menjëherë pas përfundimit të luftës hezitonin t’i pranonin këto krime, sidomos ndaj fëmijëve shqiptarë, tash, 24 vite pasi lufta ka përfunduar dhe kur po bisedohet për normalizim të marrëdhënieve, nuk ka asnjë arsye të mohohen këto krime. Nëse sinqerisht duan të ballafaqohen me të kaluarën dhe të normalizojnë marëdhëniet me shqiptarët për aq sa është e mundur në këtë fazë të procesit. Para Teatrit Kombëtar kur u ndezën qirinjtë kishte edhe personalitete të larta politike që nuk është se ishin shquar në raste kur kërkohej drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë në përgjithësi dhe fëmijëve, në veçanti. Tash, pushteti i bekuar me të gjitha të mirat që po ua ofron po i nxjerrë në tërë lakuriqësinë e tyre të mungesës së dinjitetit, karakterit dhe përkushtimit duke i shndërruar në zombi të maskuar me një pëlhurë njerëzore. Ashtu siç e kërkon pushteti apo gjakimi që të qëndrohet në pushtet. Nuk vonoi shumë dhe, sipas një automatizmi të akorduar reaguan, si qirinjë të shuar, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vojsa Osmani dhe Glauk Konjufca, Çarli Çaplini i Kuvendit të Kosovës. Në rrethana normale reagimi i tyre do të ishte krejtësisht normal kurse, në këto rrethana reagimi i tyre ishte për qëllime politike, i pasinqertë, manipulativ dhe jo i domosdoshëm. Reagimi i tyre ishte për t’iu vardisur ndërkombëtarëve; Lajçakut, Borrellit, Macronit, Sholcit, Eskobarit dhe burokratëve tjerë. Ishte reagim pa shpirt, refleksiv, i pasinqertë dhe për përdorim të jashtëm. Ka munguar vetëm të hapin edhe të pame! Gjë që asnjëherë nuk e kishin bërë për fëmijët shqiptarë të vrarë në luftën e fundit në Kosovës. Dyfytyrësha!

Kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkoi në fshatin Staro Gracko dhe u përkul para viktimave civile serbe, qytetarë dhe shtetas të Kosovës që u vranë duke punuar tokat e tyre nga persona të paidentifikuar deri më tani, ndaj presidentit Thaçi filloi një linçim medial dhe politik , vetëm sa nuk e ekzekutuan. Edhe këta që janë sot në pushtet. Ndërkaq që ishte krejtësisht normale që të nderohen viktimat e pafajshme civile, shtetas të Kosovës të përkatësisë etnike serbe. Po e njëjta situatë ishte me ata që solidarizoheshin me familjet e fëmijëve serbë të fshatit Gorazhdec, qytetarë dhe shtetas të Kosovës që u vranë në rrethana të pasqaruara, pa bërë asnjë faj, nga vrasës të paidentifikuar deri më sot. Zbatim i standardeve të dyfishta ndaj viktimave civile; për të vrarët serbë në Staro Gracko dhe fëmijët serbë në Gorazhdec, nuk kishte reagime sepse nuk përfitohej politikisht kurse për fëmijët dhe personat serbë të vrarë në Serbi e që nuk kanë të bëjnë fare me Kosovën, bartësitë më të lartë të institucioneve po derdhin lotë krokodili, aligatori, kajmani, hardhuce e zhapini. E pabesueshme!

Dyfytyrësia si dukje dhe veprim: U bë lajm dite kërkesa e Qerim Qerimit, i zgjedhur rektor nga establishmenti aktual politik dhe qerimqerimëve tjerë për rikthim të emrit të Universitetit të Prishtinës duke e hedhur në shportë të mbeturinave emrin e Hasan Prishtinës. Sot, të jesh patriot në Kosovë është rrethanë rënduese në të gjitha sferat e jetës. Mbetjet jugosllave dhe serbe, të shndërruara në mumie që ende sillen vërdallë sikur edhe trashigimtarët e tyre biologjikë, nëpër intrevista dhe fejsbuka po e sulmojnë emërtimin e këtij Universiteti si diçka që në atë kohë iu ishte imponuar nga politika përmes ish-rektorit Mujë Rugova në kohën kur në oborrin para rektoratit duartrokisnin gjatë pëprurimit të shtatores së Hasan Prishtinës të cilin, një politikane e rangut të lartë, duke e lexuar fjalën e rastit, në mes të tjerash pati deklaruar se Hasan Prishtina ka qenë shok i ngusht e idealit me Luigj Karakuqin (Gurakuqin, mendoj). Tash, në tërë këtë entusiasmin antikombëtar kundër çdo vlere patriotike, ndoshta, si zgjedhje kompromisi duhet të përcaktohemi midis “Mirë Dita, Dobar Dan” apo ta emërtojmë me emrin e ish-rektorit Radoje Papoviqit, të cilit disa i patën shërbyer me zell shfrenues. Sidomos kjo vlenë për jugonostalgjikët dhe serbonostalgjikët! Pse dhe kujt i pengon thjesht emërtimi Universiteti “Hasan Prishtina” përveç këtyre që iu pengon Adem Jashari, Adem Demaçi, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Bahri dhe Fahri Fazliu, Afrim Zhitia dhe Zahir Pajaziti, Xhon Serreqi dhe Marie Shllaku dhe të gjithë patriotët  tjerë. Kohë të vështira janë mbi Kosovën dhe shqiptarët, dënohemi nëse i përkrahim heronjtë që na çliruan e që po mbahen si pengje në Gjykatën Raciste në Hagë dhe lavdërohemi nëse themi “Mirë Dita, Dobar Dan”. Milaim Zeka e pati mirë një ditë kur tha se personalitetet e shquara politike dhe kombëtare shqiptare, më mirë të mos lenin fare pasardhës. Së paku nuk do të detyrohen të rrotulloheshin në varr për poshtërsitë dhe të pabërat e mendermethënë pasardhësve të tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dani Alves, që prej datës 20 janar të këtij viti…