Qitësja Manuela Delilaj renditet e 37-ta
25 korrik 2021
| 13:28
Ka përfunduar garimin e saj në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 edhe qitësja Manuela Delilaj.
Sportistja olimpike garoi në qitje 10 metra pistoletë me ajër garoi në baterinë e parë.
Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportistë pjesëmarrës në këtë disiplinë. Gara e saj e radhës do të jetë më 29 korrik në 25m pistoletë precizion.