QKK hap thirrje për subvencionimin e projekteve filmike
Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur dje konkursin për subvencionimin e projekteve filmike.
Këtë vit përbrenda thirrjes janë prezantuar edhe dy kategori të reja: të zhvillimit të skenarit për film të metrazhit të gjatë artistik dhe të animuar si dhe kategorinë për film të shkurtër studentor.
Po ashtu, risi e kësaj thirrjeje është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor ku këtë vit përshihet edhe filmi dokumentar. E njëjta vlen edhe për kategorinë post-produksion për film të metrazhit të gjatë, të cilit i shtohet edhe filmi dokumentar.
Ndërkaq, tash e tutje, skenaristët kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje si skenaristë të pavarur në kategorinë Zhvillim i Skenarit. Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në gjithsej 12 kategori.
Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në këto kategori:
– FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR ARTISTIK
– FILM I METRAZHIT TË GJATË – PËR REGJISORËT DEBUTANTË
– FILM I METRAZHIT TË GJATË – DOKUMENTAR
– FILM I METRAZHIT TË GJATË – ARTISTIK
– FILM I SHKURTËR STUDENTOR
– ZHVILLIM I SKENARIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË – ARTISTIK DHE I ANIMUAR
– FILM I METRAZHIT TË GJATË – I ANIMUAR
– POST-PRODUKSION PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË – ARTISTIK DHE DOKUMENTAR
– BASHKËPRODHIM MINOR PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË
– ZHVILLIM I PROJEKTIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË – ARTISTIK, DOKUMENTAR DHE TË ANIMUAR
– FILM I SHKURTËR – I ANIMUAR
– FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR – DOKUMENTAR
Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.
Për më shumë informata rreth kategorive përkatëse, klikoni në kutinë KONKURSI në uebsajtin e QKK-së.
Afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike fillon prej 20.12.2023 deri më 24.01.2024.