QKK-ja nuk mbështetë dokumentarin ‘Masakra e Reçakut’, regjisori kërkon përkrahje për projektin

26 dhjetor 2020 | 14:17

Qendra Kinematografike e Kosovës ka publikur projektet të cilat do t’i mbështesë në vitin e ardhshëm.

Ndër projektet që nuk u mbështetën, ishte edhe dokumentari ‘Masakra e Reçakut’, projekt ky nën regjinë e Ilir Kabashit.

Kabashi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Faebook”, ku ka potencuar se ky dokumentar duhet trajtuar si mision dhe si obligim qytetar e profesional, pasi, siç ka cekur tutje ai, dëshmitarët e kësaj masakre po plaken e po vdesin.

Postimi i plotë i tij:

Dite me pare shkrova se jemi ne gare ne QKK (Qendren Kinematografike te Kosoves) me dokumentarin: ‘Masakra e Reçakut’.Nga dje nuk jemi as ne gare. Juria ka bere zgjedhjen e saje. Urojme qe ta kete bere zgjedhjen me te mire dhe urime fituesve. T’tjerat jane fjale…Kaq sa i perket Jurise dhe QKK-se!..….
Por, une si regjisor, skenaristi Xheladin Rexhepi dhe producenti Astrit Alihajdaraj vazhdojme te besojme shume, ne kete projekt, vazhdojme qe kete projekt ta trajtojme si mision dhe obligim qytetar dhe profesional. Ndonese me vonese per vite, vonesa po i shtohet edhe me tutje.Edhe pak dite na ndajne nga 15 janari i pergjakshem…deshmitaret dhe ata qe ishin protagoniste te ndryshem (vendor dhe nderkombetar) po plaken dhe po vdesin. Institucionet tona dhe ne si shoqeri prap do t’ mjaftohemi te themi e ‘dine bota te verteten’.. pa cka se kemi nje gjenerate te re nga paslufta, tek ne dhe ne bote, qe per shkak te dy dekadave ne mes e kane te ‘larget’ edhe kete masaker.Prandaj nese dikush ka vullnet dhe mundesi te mbeshtese kete projekt jemi te gatshem te shkojme drejt berjes se filmit. Gezuar Festat e Fundvitit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se…