QKMF “Adem Ukëhaxhaj” nderon Merita Gacaferi-Lokaj

16 shtator 2020 | 10:37

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj”, në Deçan, në shenjë respekti për kolegen e tyre Merita Gacaferi-Lokaj, e cila ka humbur betejën me sëmundjen, kanë mbajtur një minutë heshtje.

“Sot me daten 16.09.2020 në shenjë respekti dhe me dhimbje të thellë i gjithë stafi i QKMF “Adem Ukëhaxhaj” ne Deçan mbajten një minutë heshtje për kolegen tonë të ndjerë Merita Gacaferi-Lokaj, e cila do të na mungojë përjetësisht.

Pushoftë  në paqe shpirti i saj!” kanë shkruar në njoftimin e tyre në faqen zyrtarevtë QKMF-së në ‘Facebook’.

E ndjera Lokaj, ka ndërruar jetë dje me 15 shtator në moshën 39 vjeçe ndërsa sot do të varroset në fshatin Sllup të Deçanit në ora 14:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë zëvendësministra shqiptarë do të jenë pjesë e Qeverisë së…