QKMF “Dr. Fahredin Hoti” bëhet me mamograf, kontrollat do të jenë falas
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Samir Mustafa, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, kanë vizituar të premten Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, arsyeja e vizitës ishte përurimi i mamografit, ku kontrollet nga mjekët specialist do të jenë janë falas.
Gjatë vizitës në QKMF, kryetari Latifi ka thënë se mbrojtja më e mirë ndaj kancerit të gjirit është zbulimi i hershëm. Mesatarisht, 1 në 8 gra diagnostikohen gjatë jetës me kancer të gjirit, ndërsa rastet më të shpeshta janë mbi 50 vjeç.
“Sot është bërë përurimi i mamografit në QKMF në Rahovec. Ju lus shumë që të keni kujdes për veten dhe të bëni kontrollin, sepse është falas, ngase kështu ju parandaloni një sëmundje të rëndë. Kontrollet bëhen në konsultim dhe me rekomandim të mjekut specialist”, ka thënë kryetari Latifi.