QKMF-ja “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec merr donacion pajisje për persona me nevoja të veçanta
04 janar 2024
| 13:23
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, sot iu dhurua një donacion me pajisje për persona me nevoja të veçanta, për persona të moshuar dhe mjete ortopedike, nga Selim Hoti dhe vëllezërit e tij nga Polluzha.
“Selimi, bashkë me vëllezërit e tij, e menaxhojnë kompaninë turistike ‘Polluzha Tours’, që veprojnë në Gjermani. E falënderoj mikun tim Selimin dhe familjen Hoti për donacionin”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.