QKMF-ja e Drenasit edhe të shtunave ofron shërbime laboratorike

06 nëntor 2024 | 14:52

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (FShMS) në Drenas është duke vazhduar me përkushtim krijimin e kushteve më të mira për shërbime cilësore në sektorin e shëndetësisë, duke e vendosur mirëqenien sociale si prioritet për përmirësimin e kujdesit ndaj qytetarëve.

Kjo drejtori ka njoftuar qytetarët e komunës së Drenasit se nga muaji nëntor i këtij viti, shërbimi laboratorik në QKMF “Dr. Hafir Shala” do të jetë i hapur edhe të shtunave, për të përmbushur më mirë nevojat shëndetësore të qytetarëve.

Drejtoresha e DShMS-së, Lumnije Krapi, ka theksuar se këto ndryshime janë pjesë e angazhimit për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të përmbushur më mirë kërkesat e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi ZPS-ja përfundoi pyetjet për dëshmitarin Shukri Buja, prokurori James…