
QKMF-ja e Gjakovës pranon një autoambulancë nga MSh-ja
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë ka pranuar një automjet të ndihmës së shpejtë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), i blerë nga huamarrja e Bankës Botërore dhe e prokuruar nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime dhe Projekte).
Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj është shprehur mirënjohës për këtë donacion, duke thënë se një automjet si ky do të ndihmojë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësojë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet tjera.
Falënderues janë shprehur edhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Afërdita Spahiu-Shllaku, ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, Arben Koshi, zyrtarë komunalë dhe stafi shëndetësor i kësaj qendre.