QKMF-ja e Malishevës me këshillimore për pacientët me sëmundje kronike
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë ka hapur këshillimoren për pacientët me sëmundjet jongjitëse (hipertension dhe diabet). Kjo këshillimore është realizuar falë një bashkëpunimi të mirë të QKMF-së dhe organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH).
Në ceremoninë e hapjes së kësaj këshillimore, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, mjekë dhe punëtorë tjerë shëndetësorë.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, ka falënderuar AQH-në për këtë ndihmë dhe përkrahjen e vazhdueshme për QKMF-në, ku përmes trajnimeve dhe ndihmës në aparaturë dhe mjete konkretizuese, ka ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.