QKMF-ja e Podujevës pranon 2 500 teste rapide nga ambasada e SHBA-së
27 maj 2021
| 14:56
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë ka përfituar të enjten një donacion prej 2 500 teste rapide për Covid-19 nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Donacionin prej 2 500 testeve dhe pajisjeve përcjellëse e ka pranuar nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu dhe drejtorin e QKMF-së, Ymer Llugaliu.
Me këtë rast, nënkryetarja Lahu ka falënderuar Ambasadën Amerikane për donacionin e dhuruar.
Deri tani në QKMF janë kryer rreth 2 000 teste rapide për pacientët e dyshuar me Covid-19.