QKMF-ja “Nagip Rexhepi” në Gjilan me aparaturë të re për pacientët me diabet
04 shtator 2023
| 14:46
Për herë të parë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan ofron shërbime për pacientët me diabet, përmes aparatit për testim të hemoglobinës së glukozuar, e cila mundëson diagnostikimin e sëmundjes së diabetit si dhe tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë tre muajve të fundit”, ka bërë me dije kryetari i komunës, Alban Hyseni.
Ai ka thënë se përpos kësaj, QKMF-ja është pajisur edhe me çanta me pajisje të reja mjekësore si: tensiometër, otoskop, oftalmoskop, termometër, glukometër e dhjetëra pajisje të reja.
“Vazhdojmë me ndryshime në sistemin shëndetësor”, është shprehur kryetari i Gjilanit.