QKMF-ja në Drenas furnizohet me pajisje mjekësore
Pas kërkesës dhe aplikimit të Komunës së Drenasit për t’u pajisur me mjete shëndetësore për të gjithë sektorët e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe qendra tjera familjare, Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi ka bërë të me dije se Komuna Drenasit është përfituese e 9 llotove me pajisje mjekësore, diagnostike dhe apraratur profesionale për laborator, rëntgen për dhëmb, maternitet, mjekësi familjare dhe shërbime tjera që do të shfrytëzohen në të mirë të shëndetit për qytetarët e kësaj komune.
Vlera e këtyre mjeteve shëndetësore është rreth 90 mijë euro dhe afati i furnizimit me këto pajisje është rreth 60 ditë.
Vlen të theksohet se para disa ditësh është nënshkruar kontrata për t’u furnizuar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas me aparatin e mamografisë, donacion ky nga Qeveria japoneze që kapë vlerën rreth 70 mijë euro.
/Epoka e re/