QKMF-ja në Drenas pranon pajisje mjekësore në vlerë prej 80 mijë euro

27 qershor 2019 | 14:46

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas “Dr. Hafir Shala” ka pranuar aparaturë mjekësore për të gjithë sektorët e mjekësisë familjare.

Në kuadër të këtij donacioni, kjo qendër ka pranuar dy analizerë biokimikë, dy karrige stomatologjike, një aparat të “CTG”-së, një aparat të “RTG dental” dhe një aparat oksigjeno-koncentratorë.

Këto pajisje mjekësore janë dhuruar në kuadër të donacionit përfitues të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) për Komunën e Drenasit në vlerë të përgjithshme mbi 80 mijë euro. Në kuadër të këtij donacioni përfitues, ditëve në vazhdim do të sillen edhe pajisje të tjera: tre oksigjeno-koncentratorë, pesë aparate “EKG”, një aparat për ultrazë gjinekologjik, pesë aparatura hematologjike (numërues) dhe tre shtretër për sallën e lindjes.

Këto pajisje janë donacion sipas kërkesës me projekte të Komunës së Drenasit drejtuar në Ministrinë e Shëndetësisë, bazuar në Udhëzimin administrativ të MSh-së nr.08/2017, si pajisje të domosdoshme për punë normale, profesionale-shëndetësore. QKMF-ja në Drenas do të pajiset shumë shpejt edhe me Mamograf, donacion nga Qeveria japoneze që ka vlerën rreth 70 mijë euro.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, është rizgjedhur rektor i Universitetit…