QKMF-ja në Junik bëhet me pajisje të ultrazërit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Junik është bërë me pajisje të ultrazërit.
Me këtë rast kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka vizituar objektin e QKMF-së.
Nga stafi i kësaj qendre u prezantuan pajisjet e reja të cilat janë pjese e kësaj qendre falë donatorëve si AQH dhe bashkatdhetarit XHafer Balaj.
QKMF në Junik është pajisur me ultrazë i cili së shpejti pritet të vihet në përdorim, gjithashtu në bashkëpunim me organizatën AQH kjo qendër është pajisur me aparatura për matjen e sheqerit në gjak dhe analizave tjera.
Gjithashtu nga kjo organizatë janë pajisur me teknologji disa dhoma të cilat kanë karakter këshillues.
Këto dhoma janë pajisura me loptop, monitor, projektor që plotësojnë kushtet për
punë me një standard të lartë.
/Epoka e re/