QKMF-ja në Kaçanik furnizohet me autoambulancë të re

04 tetor 2020 | 12:46

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, dorëzuan çelësat e autoambulancës së re drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, Sinan Zeneli.

Me ketë rast, kryetari Ilazi ka theksuar se kjo autoambulancë e re është investim komunal, dhe është pjesë e politikës komunale për krijimin e kushteve sa më cilësore në shëndetësi.

Po ashtu, ai ka përgëzuar stafin e mjekësor për menaxhimin e mirë të pandemisë, ku sipas tij, komuna që drejton ka hyrë në mesin e pesë komunave për menaxhimin e mirë të situatës.

Drejtori i QKMF-së në Kaçanik, Sinan Zeneli, ka pohuar se kjo autoambulancë do të plotësojë nevojën e madhe për këtë institucion, ku për shkak të pandemisë Covid është shtuar edhe fluksi i punëve.

(Q.R. / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren ka…