QKMF-ja në Malishevë ndihmohet me mjete mbrojtëse
Organizata gjermane “ASB” ka sjellë një donacion me mjetet mbrojtëse për personelin mjekësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes për këtë qendër mjekësore, për tu mbrojtur gjatë punës së përditshme në përballje me koronavirusin.
Këtë donacion, zyrtarët e “ASB”-së në Kosovë, ia kanë dorëzuar kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes së cilit donacioni i dërgohet QKMF-së në Malishevë.
Kryetari Begaj, i ka falënderuar zyrtarët e “ASB”-së në Kosovë, të cilët nga fondet vetanake, i kanë sjellë këto ndihma për Malishevën, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Mjetet që kanë sjellë “ASB”-ja për Malishevën, janë: 7 500 dorashka higjienike, 1 000 copë maska mbrojtëse dhe 200 shishe nga 500ml dezinfektues likuid.