QKMF-ja në Skenderaj përfiton një EKG 12 kanaleshe
Në kuadër të projektit Kujdes të Qasshëm e Cilësor (AQH), drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë për Mirëqenie Sociale në Skenderaj, Osman Veliu, ka pranuar një aparaturë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), një EKG 12 kanalesh me të gjitha pjesët e nevojshme rezervë si dhe pajisje për laborator për ekzaminimin e “HbA1c”, që është një metodë shumë e avansuar për matjen e hemoglobinës së glukozuar.
“Hba1c” përdoret kur diabeti është diagnostikuar, për të matur sheqerin në gjak dhe kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit.
Veliu ka theksuar se këto pajisje janë vetëm vazhdimësi e këtij projekti.
“Ne jemi duke punuar me përkushtim me AQH për të përmbyllur kompletimin e ordinancave të Mjekësisë Familjare me pajisjet e nevojshme”, ka thënë Osmani.
Projekti AQH në Kosovë është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe është duke u implementuar nga Konsorciumi Swiss TPH dhe Save the Children.