QKMF-ja në Suharekë ofron shërbime të pediatrisë

24 maj 2021 | 17:15

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se tani e tutje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë do të ofrohen shërbime të pediatrisë.

Ai ka thënë se ky shërbim ka munguar që më shumë se 10 vjet.

“Sot prindërit e vogëlushes Roana Kadriaj nga Krushica e realizuan vizitën e parë për vajzën e tyre në Shërbimin e Pediatrisë në QKMF – Suharekë. Dr. Safete Shurdhaj, specialiste e pediatrisë, do të ofrojë shërbime të pediatrisë në QKMF-Suharekë, një shërbim që ka munguar më shumë se 10 vjet për fëmijët e Komunës së Suharekës. Po punohet vazhdimisht që të kemi shërbime sa më të mira për qytetarët tanë”, është shprehur Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka udhëtuar të hënën…