QKMF-së në Deçan i shtohen edhe dy mjekë të përgjithshëm
26 shtator 2024
| 16:01
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, i janë shtuar edhe dy mjekë të përgjithshëm, një infermier dhe dy vozitës të ndihmës së parë.
“Së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, Agnesa Vokshi, ju uruam suksese dhe punë të mbarë!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.