QKMK-ja: Nesër mos ua mësyni pikëkalimeve kufitare me Serbinë, ka protesta
24 maj 2024
| 13:21
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (shtunë), në pikëkalimet kufitare me Serbinë, nga territori serb, do të mbahen protesta.
QKMK-ja ka kërkuar n nga qytetarët që të mos përdorin këto pikëkalime, por të përdorin hyrje-dalje tjera.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimeve kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim”, ka njoftuar QKMK-ja.
QKMK-ja ka theksuar se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.
Për çdo informatë shtesë kontaktoni përmes telefonit në QKMK: 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095