QKSS-ja: 44 për qind e qytetarëve të Kosovës e shohin Serbinë si kërcënimin më të madh

25 mars 2021 | 11:48

Qendra Kosovarë për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot dy raporte në kuadër të Barometrit të Sigurisë për Ballkanin Perëndimor lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe integrimin BE, si dhe për sigurinë publike, kërcënimet e brendshme e të jashtme ndaj Kosovës.

Sipas rezultateve, kur respodentëve në Kosovë iu kërkua të identifikojnë se çka ata shohin si kërcënimin kryesor të jashtëm të sigurisë së Kosovës, 44% e të anketuarve kanë deklaruar se Serbia është kërcënimi më i madh i jashtëm për sigurinë e Kosovës. Ndërsa, për dallim nga Kosova, 20% e respodentëve në Serbi i kanë renditur migrantët e huaj si kërcënimin kryesor të jashtëm për sigurinë e vendit.

QKSS-ja ka vlerësuar se Shqipëria me 82% dhe Kroacia me 62% janë vendet me miqësore ndaj Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasuar nga Mali i Zi (51%) dhe Maqedonia e Veriut (41%) që vlerësohen pozitivisht nga kosovarët.

Rezultatet e barometrit tregojnë që Serbia vlerësohet që ushtron ndikimin të madh negativ në Kosovë nga shumica dërrmuese e qytetarëve , 89% sosh. Nga ana tjetër, qytetarët në Serbi e shohin Kroacinë (68 për qind), Kosovën (67%) dhe Shqipërinë (62%) si shtetet në rajon që kanë ndikimin më negativ në Serbi sipas të anketuarve serbë.

Sa i përket bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, QKSS-ja ka vlerësuar se të anketuarit në Kosovë dhe Serbi kanë dhënë përgjigje të ndryshme. Shumica e kosovarëve ose 59% e të anketuarve nuk do të pranonin të merrnin ndihmë nga institucionet e sigurisë së Serbisë në rast të ndonjë fatkeqësie ose katastrofe natyrore/humanitare në Kosovë.

Kjo kryesisht për shkak të rolit destruktiv e bllokues të Serbisë ndaj Kosovës. Ndërsa, të anketuarit në Serbi, gjegjësisht 66% e tyre do të pranonin ndihmë nga institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës për këtë çështje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka filluar me emërimin e zëvendësministrave në…