QKSS-ja: Mediet u keqpërdorën nga grupet terroriste
Organizatat terroriste në mënyrë të suksesshme kanë përdorur mediet në gjithë botën për të shpërndarë informacione dhe për të bërë thirrje për t’ju bashkuar atyre.
Mediet vendore sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ballafaqohen me shumë sfida që kanë të bëjnë me raportimin për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, çoftë me financa të vogla apo mungesën e gazetarëve të profilizuar.
Me kalimin e kohës mediet ndërkombëtare e vendore e kanë parë se cili është qëllimi i këtyre organizatave, prandaj edhe gjithnjë e më pak prezantohet këto aktivitetet.
QKSS-ja për këtë arsye ka lansuar doracaku “Ekstremizmi i dhunshëm dhe mediet-doracak për gazetarët”, në përmbyllëse të projektit: “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nëpërmjet komunikimit”.
Kjo me qëllim që të ofrojë rekomandime rreth mënyrës së raportimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga mediet, si dhe të shpjegojë terminologji të ndryshme religjioze dhe mënyrën më të mirë të përdorimit të tyre, raporton EO.
Skënder Perteshi nga QKSS-ja ka thënë se doracaku trajton 50 terminologji, pastaj janë analizuar videot e transmetuar e mënyra e raportimit.
Ai ka thënë se pjesë e raportit janë aktivitetet kryesore të institucioneve, arrestimet që kanë ndodhur deri te parandalimi i sulmeve.