QKSS-ja publikon raportin ‘Gjendja aktuale e integritetit në Policinë e Kosovës’

11 dhjetor 2020 | 11:35

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin “Gjendja aktuale e integritetit në Policinë e Kosovës” i mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)) në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit në Policinë e Kosovës”.

Sipas QKSS-së, ky raport pasqyron legjislacionin aktual, instrumentet ligjore dhe procedurat ligjore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe një analizë që synon identifikimin e hendekëve dhe mangësive në kornizën aktuale ligjore në këtë drejtim.

“Fakti që institucionet e Kosovës nuk kanë arritur ta përmirësojnë legjislacionin kundër korrupsionit sa i përket deklarimit të pasurisë dhe të miratojnë legjislacionin dytësor për sinjalizuesit, tregon mungon përkushtimi dhe të vullnetit politik për forcimin e integritetit të institucioneve shtetërore, përfshirë Policinë e Kosovës. Në këtë pjesë mbi kornizën ligjore, raporti analizon legjislacionin për çështjet e integritetit dhe kundër korrupsionit të lidhura në mënyrë specifike me Policinë e Kosovës”.

“Ligji për policinë dhe legjislacioni dytësor i Policisë së Kosovës përcaktojnë parimet e integritetit dhe procedurën e standardizuar të Policisë së Kosovës. Procesi i hartimit të Rregullores për integritetin në Policinë e Kosovës është iniciuar, por deri më tash (dhjetor 2020) nuk ka informacion nëse Rregullorja është miratuar nga institucionet përkatëse”.

“Marrë parasysh gjendjen e praktikave të integritetit në Policinë e Kosovës, ky raport i adreson Policisë së Kosovës një pako rekomandimesh specifike për forcimin e integritetit, duke synuar zhvillimin profesional të institucionit dhe avancimin e masave kundër korrupsionit”, ka njoftuar QKSS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver…