QKUK: 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ishte e infektuar me Covid-19

04 janar 2021 | 16:26

Nazlije Shefiri është varrosur sot në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës.

19 vjeçarja që vuante nga një sëmundje e veshkëve ishte edhe e infektuar me Covid-19.

Këtë për KlanKosova e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“QKUK konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si COVID pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në mjekimin intensiv-COVID. Por, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte” është thënë në përgjigjen e QKUK-së.

Kujtojmë se familjarët e 19 vjeçares nuk kishin pranuar se ishte e infektuar, ndërsa e ndjera është varrosur me ekipe speciale dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Boksit e Kosovës (seniorë dhe të rinj -…