QKUK-ja: Furnizimi me oksigjen është nën monitorim, s’ka rrezikim të jetës së pacientëve

08 korrik 2020 | 12:15

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se  furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe Objektin e Mjekësisë Sportive është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet  e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve.

Ky reagim ka ardhur pas raportimeve në media se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive.

ShSKUK-ja  ka kërkuar “nga mediet që të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre në lidhje më këtë çështje dhe mos të krijohet panik në opinion”.

Më tutje, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka theksuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesional të pacientëve me Covid-19 dhe furnizimi me oksigjen në klinika  është stabil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas vlerësimeve të Zyrës evropiane të Statistikave, konsumatorët në Eurozonë…