QKUK i largon nga hapësirat e saj veturat për transportin e kufomave

26 gusht 2024 | 17:33

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka marr vendim për t’i larguar nga parkingu i saj autoambulancat private dhe veturat për bartjen e kufomave.

Kështu ka bërë të ditur menaxhmenti përmes një njoftimi për media.

Njofimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare të Kosovës, njofton publikun se, në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK; autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.

Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë.

Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Libri i ri: INTERVISTA NË SPEKTRIN E LITERATURËS ARTIT…