QKUK-ja bëhet me dy salla për ndërhyrje kirurgjike në zëmër (Foto)
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është bërë me dy salla për ndërhyrje kirurgjike në zëmër.
Ai ka thënë se këto dy salla janë të pajisura me aparaturë modern. “Për vite me radhë QKUK-ja ka funksionuar me një sallë për ndërhyrje kirurgjike në zemër, duke krijuar lista të gjata dhe pritje me muaj për qytetarët tanë. Kjo situatë tani do të ndryshojë përgjithmonë, pasi që pas një angazhimi të madh, sot hapëm edhe sallën e dytë të operacionit në Kardiokirurgji së bashku me sallën e dytë të kujdesit intenziv, duke e bërë për herë të parë QKUK-në me dy salla të tilla. Të dy sallat janë të pajisura me aparatura moderne dhe të gatshme për ofrimin e shërbimeve profesionale për pacientët tanë. Ky zhvillim do të bëjë të mundur dyfishimin e operimeve në këtë Klinikë dhe eliminimin e listës së pritjes”, ka shkuar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/