QKUK-ja dhe ‘Base Agency’ ofrojnë pako me produkte për nënat që lindin në Gjinekologji
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe ‘Base Agency’, sot kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit përmes së cilës do të bëhet dhurimi i një pako për secilën nga nënat që lindin fëmijët e tyre në Klinikën e Gjinekologjisë.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ka falënderuar ‘Base Agency’ që kanë zgjedhur Klinikën e Gjinekologjisë për të ndihmuar nënat dhe foshnjat e porsalindura.
Në anën tjetër, Alban Shabani nga ‘Base Agency’ ka thënë se falë donatorëve kanë krijuar një pako e cila do të përmbajë produkte që do t’i dhurohen falas nënave që lindin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës afërsisht 10 000 pako përgjatë një viti.
Dhurimi i pakove për nënat që lindin në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike do të fillojë brenda pak ditësh.
/Epoka e re/