QKUK-ja dhe spitali i Ferizajt me pajisje të reja të rëntgenit
28 tetor 2019
| 14:09
Mjekimi Intensiv Qendror në QKUK dhe Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt janë pajisur me rëntgenë mobilë, në kornizë të furnizimit me pajisje moderne, me synim të rritjes së kualitetit dhe shkurtimit të pritjeve nga pacientët për shërbime mjekësore.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka ndarë më shumë se 90 mijë euro për këto dy pajisje, me të cilat stafi shëndetësor do të fillojë punën shumë shpejt.
Furnizimi i Qendrës Klinike Universitare dhe spitaleve të përgjithshme me aparaturë të re, është parë si nevojë e domosdoshme nga menaxhmenti i SHSKUK-së, për ta përmirësuar gjendjen në ofrimin e shërbimeve dhe përmirësimit të kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë.
/Epoka e re/