QKUK-ja furnizohet me shtretër për pacientët me Covid

17 mars 2021 | 13:18

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se sot kanë dërguar në QKUK, në Mjekësinë sportive, ku po trajtohen pacientët me Covid, pajisje mjekësore dhe shtretër për përkujdesje intensive me qëllim të ngritjes së cilësisë të shërbimeve shëndetësore në QKUK dhe spitalet rajonale.

“Po ashtu kemi dërguar edhe pajisje të ndryshme si: analizues i gjakut, pajisjet për oksigjenoterapi me rrjedhje të lartë, pompa seksioni dhe helmetat. Shtretërit dhe të gjitha këto pajisjet janë në kuadër të blerjeve të Ministrisë së Shëndetësisë nëpërmjet UNOPS-it”, ka treguar Zemaj përmes një postimi të shkruar në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka theksuar se kuadri shëndetësor e ka të domosdoshme plotësimin e kushteve, nevojave për barna, material shpenzues dhe pajisje cilësore për të qenë në krye të detyrës.

“Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes, ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore. Ju lumtë, krenar me përkushtimin tuaj, mjekë, infermierë dhe staf teknik”, ka shkruar Zemaj.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë pritur në…