QKUK-ja hap konkurs për 30 infermierë
30 maj 2022
| 15:05
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për 30 infermierë.
Sa i përket kriterit të shkollimit, në konkursin e publikuar është bërë me dije se 15 infermierë kërkohen të jenë me diplomë bachelor të infermierisë, ndërsa 15 kandidatë të tjerë duhet të kenë shkollim të mesëm në drejtimin e infermierisë.
Sipas konkursit të hapur dy ditë më parë, kandidatët mund të aplikojnë për këtë pozitë nga 27.06.2022 deri më 04.07.2022.
Duke klikuar KËTU mund të njoftoheni më detajisht për konkursin. /Gazeta Shneta/