QKUK-ja largon nga puna punëtoren që mori ryshfet
02 prill 2019
| 21:40
“Pas raportimit për arrestimin e punëtores së lavatores në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, F.C, menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, bazuar në Ligjin e Punës, ka larguar përkohësisht atë nga puna”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.
Në këtë njoftim është theksuar se SHSKUK-ja mbështet veprimin e Departamentit të Hetuesisë duke dënuar veprimin e bërë dhe siguruar qytetarët se nuk do të ketë vend për punëtorët që keqpërdorin detyrën zyrtare.
/Epoka e re/