QKUK-ja: Mbi 2 milionë parametra të analizave laboratorike gjatë vitit 2023
09 shkurt 2024
| 12:23
Klinika e Biokimisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ka shënuar rezultate rekorde në realizim të numrit, llojit dhe parametrave laboratorike, të realizuara për pacientët e shtrirë në klinikat e QKUK-së, por edhe ata ambulantor.
Gjatë vitit 2023, janë realizuar mbi 2 milionë parametra laboratorike për analiza të ndryshme, numër ky rekord, krahasuar me vitin 2021 dhe 2022.
Në vitin, 2022 ishin realizuar 1 milion e 700 mijë parametra, kurse në vitin 2021, 1 milion e 800 mijë parametra.